Kylian Mbappe i del në krah nënës së tij. Në një intervistë për La Sexta, sulmuesi i Real Madridit ka mbrojtur imazhin e Fayza Lamari, nëna e tij.
“Njerëzit kanë një imazh shumë të keq të nënës sime. Ajo nuk është agjentiaj ime, por nëna ime. Thjesht do më të mirën për fëmijën e saj, kaq”.
“Njerëzit e kanë të vështirë të shohin një grua që përfshihet. E keni vënë re që nuk përmendet im atë, por vetëm ajo?”
Fayza Lamari, dikur lojtare e hendbollit, është kujdesur për karrierën e Mbappe që kur ai luante në ekipet e moshave.
Në Paris është akuzuar se ndikon te kontratat e të birit, por Kylian ka theksuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë.