Dalin në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”

- Bota Sot

Dalin në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”

Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit dhe tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Ky kompeticion madhor do të zhvillohet në katër stadiume të përzgjedhura: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”.

Në “Arenën Kombëtare” do të luhen gjithsej pesë ndeshje, përfshirë sfidën hapëse, dy ndeshje të fazës së grupeve, një gjysmëfinale dhe finalja e madhe.

Në “Elbasan Arena” do të zhvillohen katër takime, ku përfshihen tre ndeshje të fazës së grupeve dhe një gjysmëfinale.

Ndërkohë, në stadiumet “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana” do të luhen nga tre ndeshje të fazës së grupeve.

Stadiumet janë të ndara në sektorët: Kategoria 2, Kategoria 1 dhe VIP. Çmimet e biletave për ndeshjet e fazës së grupeve dhe gjysmëfinalet janë:

Kategoria 2 – 400 lekë

Kategoria 1 – 800 lekë

VIP – 3,500 lekë

Për finalen që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, çmimet janë:

Kategoria 2 – 500 lekë

Kategoria 1 – 1,000 lekë

VIP – 5,000 lekë



Lexoni të gjitha në Bota Sot