Rusia shpall ‘non grata’ dhe dëbon dy diplomatë rumunë nga Moska

- Bota Sot

Rusia shpall ‘non grata’ dhe dëbon dy diplomatë rumunë nga Moska

Ministria e Jashtme ruse njoftoi dëbimin e dy diplomatëve rumunë nga Moska, pas thirrjes së të ngarkuarit me punë rumun.

Në një deklaratë, ministria tha se kishte shpallur atasheun ushtarak dhe zëvendës atasheun ushtarak të Rumanisë persona non grata, duke i urdhëruar ata të largoheshin nga Rusia.

Masa për t’i shpallur persona non grata dy diplomatët rumunë, ishte përgjigja e Bukureshtit ndaj dëbimeve të muajit të kaluar të diplomatëve rusë për disa veprime.

Rumania i përshkroi si veprime që bien ndesh me normat diplomatike..



Lexoni të gjitha në Bota Sot