Vinicius Junior pati një lojë mjaft të dobët në humbjen tronditëse të Real Madridit me rezultatin 3-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Ai nuk mundi të krijonte asgjë të dukshme në “Emirates Stadium”, duke humbur edhe disa raste.
Vinicius tani ka reaguar ndaj paraqitjes së tij dhe humbjes shokuese të skuadrës së tij, duke deklaruar në Instagram: “Nuk ka asnjë justifikim, ishte një lojë e keqe.
Ne duhet të përmirësohemi dhe të luftojmë në ‘Bernabeu’.
Gjërat kanë ndodhur gjithmonë në këtë fushë dhe ne mund t’i bëjmë përsëri. Deri në fund, gjithmonë Hala Madrid”, shkroi ai.