Maresca kërkon qetës

- Bota Sot

Maresca kërkon qetës

Skuadra e Chelsea do të luajë sot ndaj Legia Varshavë në Conference League.

Një përballje delikate për londinezët, që synojnë jo vetëm trofeun europian por edhe një vend në Champions League në kampionat.

Ndaj, trajneri Enzo Maresca shpreson se skuadra e tij të mund të qëndrojë e qetë këtë përballje, që premton të jetë një atmosferë e nxehtë. Kjo do të jetë çerekfinalja e parë për blutë, që do ta luajnë jashtë fushës së tyre.

Para së gjithash, ne nuk mund të lejojmë që gjërat e jashtme të ndryshojnë mënyrën se si ne mendojmë apo sillemi. Ne jemi shumë të rinj, por në të njëjtin moment na duhen këto lloj lojërash për t’u përmirësuar”, tha Maresca.

“Nuk duhet që gara në Premier League të na ndikojë në këtë sfidë. Deri më tani në Europë kemi bërë mirë dhe duhet që këtë ritëm ta vazhdojmë edhe në këto dy sfida çerekfinale”, u shpreh Maresca.

Më tej, trajneri italian shtoi: “Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj, ndaj ne duhet t’i marrim ato një e nga një. Sot e ka radhën Legia, të dielën do të mendojmë për Ipswich në kampionat, pa lënë asgjë pas dore”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot