Operacion i madh anti-drogë në të gjithë Kroacinë – forcat speciale në terren, dhjetëra të arrestuar

- Bota Sot

Operacion i madh anti-drogë në të gjithë Kroacinë – forcat speciale në terren, dhjetëra të arrestuar

Punonjësit e Policisë nga Zyra Kombëtare e Policisë për Luftën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Zyra e Zagrebit) dhe Departamenti i Policisë Split-Dalmaci, në koordinim me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryejnë dy operacione të ndërlidhura në zonën e disa departamenteve policore që nga mëngjesi i sotëm, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, veprimet përfshinin disa dhjetëra persona në lidhje me krimet e abuzimit me drogën.

Siç raportojnë mediat, rreth 40 persona janë arrestuar.

“Pas përfundimit të hetimeve penale, të dyshuarit do t’i dorëzohen mbikëqyrësit të paraburgimit, ndërsa kundër tyre policia do të bëjë kallëzim penal në Zyrën për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, citohet të jetë thënë në njoftimin e MPB-së.

Po sipas mediave kroate, për shkak të vlerësimit se disa të dyshuar janë potencialisht të rrezikshëm dhe të armatosur, në operacion janë përfshirë edhe forcat speciale dhe policia e trazirave. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot