Në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s, Federico Valverde ka rrëfyer emocionet dhe mendimet që e shoqëruan në momentin kur duhej të zgjidhte fanellën me numrin 8, pas largimit të Toni Kroos, një legjendë e vërtetë e Real Madridit:
“Në fillim fola me gruan time, nuk doja ta vishja atë numër, nga respekti për personin që e kishte mbajtur, Toni Kroos. Mendoja për faktin se ai kishte lënë një gjurmë kaq të madhe në këtë klub. Nëse do të varej nga unë, do ta tërhiqja fare atë numër, siç bëjnë në NBA, – shtoi ai me sinqeritet.
– Kur Kroos pranoi që unë ta vishja atë fanellë, trupi im u çlodh dhe mendova:
Ky është momenti im dhe do ta shijoj.
Nuk dua ta shoh si një barrë apo përgjegjësi të rëndë, por si bekim, si diçka për t’u gëzuar çdo ditë. E shijoj çdo ditë që dal për stërvitje me atë numër në gjoks apo shpinë. E jetoj sikur të ishte dita e fundit”.