Kombëtarja nis të premten grumbullimin, ftohen 20 futbolliste

- Bota Sot

Kombëtarja nis të premten grumbullimin, ftohen 20 futbolliste

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-16 nis nesër grumbullimin për turneun “UEFA Development”, që do të zhvillohet në vendin tonë nga datat 13 – 18 prill dhe që ka në fokus zhvillimin e futbollisteve të kësaj grupmoshe.

Në këtë turne do të marrin pjesë përfaqësueset e Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë.

Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen më 13, 15 dhe 18 prill në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajnerja e skuadrës U-16, Cyme Lulaj, ka shpallur listën me 20 lojtaret e grumbulluara për këtë turne. 15 futbolliste janë pjesë e klubeve shqiptare të moshave, ndërsa pjesa tjetër vjen nga kampionatet jashtë vendit.

Shqipëria U-16 do të grumbullohet në Durrës dhe do të zhvillojë seancat stërvitore në kompleksin Tropikal.



Lexoni të gjitha në Bota Sot