Fati i Kyle Walker ende nuk është shkruar. E vetmja siguri në të ardhmen e mbrojtësit anglez është se ai nuk do të kthehet të luajë për Manchester Sitin.
Sipas gazetarit të njohur dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, aventura e Walker te “qytetarët” ka përfunduar pavarësisht vendimit që do të marrë Milani për blerjen ose jo të kartonit të tij.
Kuqezinjtë, të cilët e morën ish-lojtarin e Tottenhamit në huazim në merkaton e janarit, kanë një opsion blerjeje prej 5 milionë eurosh për ta blerë atë plotësisht.
Vendimi për Walker do të vijë pas zgjedhjes së drejtorit sportiv dhe trajnerit, pasi këta të fundit do të kenë një rol kyç në ndërtimin e Milanit të së ardhmes.
Nëse kuqezinjtë nuk duan ta konfirmojnë, anglezi do të rikthehet te City ku do të rikthehet në merkato.