Skuadra e njohur nga Kroacia, Dinamo Zagreb është në kërkim të një trajneri të ri.
Pak ditë më parë, Dinamo shkarkoi nga detyra legjendën italiane, Fabio Cannavaron.
Tashmë, tifozët e klubit e dëshirojnë një trajner vendor dhe në faqen e njohur të sportit “index.hr” është votuar për përferencat.
Tifozët kanë votuar për Zeljko Sopiqin, mbi 36% ishin pro emërimit të Sopiqit si trajner i Dinamos.
Sopiq aktualisht është trajner në Poloni te ekipi i Widzwe Lodz, ku ka kontratë deri në vitin 2027.
50-vjeçari ka qenë trajner i Dinamos vetëm tri ndeshje gjatë vitit 2016.
Kurse gjatë karrierës, menaxhoi klubet, si: Sabah, Al-Ain, HNK Gorica dhe HNK Rijeka.