Koordinatorë të rinj të ekipeve të të rinjve të Maqedonisë së Veriut për gjeneratat nga viti 2006 deri në vitin 2012 janë emëruar Artim Shaqiri, ish-reprezentues i Maqedonisë, ish-kapiteni i kombëtares së Maqedonisë, e së fundmi edhe trajner i njohur, si dhe ish-futbollist Sashe Milloshevski.
“Të dy do të jenë të dobishëm në zhvillimin e futbollit në Maqedoni përmes punës së tyre në ekipet e të rinjve”, - kështu deklaroi drejtori teknik i FFM-së për futbollin e të rinjve, Gjorgji Hristov.
Ai tha se Nikolla Gligorov dhe Filip Ivanovski do të jenë video-analistë për ekipet e të rinjve.
Hristov po ashtu tha se në të ardhmen nuk do të tolerojë asnjë presion ndaj përzgjedhësve dhe se nëse ka një gjë të tillë do të bëhet publike.