Refuzohet kërkesa e Osasunës për tre pikë në tavolinë

- Bota Sot

Refuzohet kërkesa e Osasunës për tre pikë në tavolinë

Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit, ka refuzuar kërkesën e Osasunës që të fitoj me rezultat zyrtar 3-0 ndeshjen ndaj Barcelonës, ku u ankua se futbollisti ​​Inigo Martínez nuk kishte të drejt loje.

Klubi i Osasunës u ankua se në ndeshjen e 27 marsit, Martinez ishte në fë formacion derisa sipas rregullores me të cilën u ankuan, thuhet se nëse një lojtar tërhiqet nga ekipi kombëtar për shkak dëmtimi, ai nuk lejohet të luajë për klubin e tij brenda 5 ditëve të para, pas pushimit ndërkombëtar.

Sipas interpretimit të tyre, është shkelur neni 5 i Aneksit I të Rregullores së FIFA-s për statusin dhe transferimin e lojtarëve.

Megjithatë, shpjegimi i vetë FIFA-s për këtë artikull mbështeti qëndrimin e ekipit të Barçës. Dokumenti sqaron se zgjatja pesë-ditore është e zbatueshme vetëm në situatat kur klubi ka refuzuar të lirojë lojtarin ose nëse ai ka refuzuar të raportojë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot