Federico Valverde është padyshim një nga futbollistët më të mirë jo vetëm te Real Madrid, por në gjithë botën.
Uruguiani ka pasur një sezon fantastik, gjë që ka rënë në sy dhe të klubeve të tjera të mëdha.
Aftësia e tij për të luajtur si në mesfushë në disa role ashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, e bëjnë uruguianin të jetë i lakmuar nga të tjerët. Pep Guardiola është aq shumë i “fiksuar” pas Valverdes, saqë iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë ç’të jetë e mundur për të tentuar transferimin e tij në verë.
Guardiola beson se Valverde do të përshtatej në mënyrë të përkryer me stilin e tij të lojës, si për fizikun ashtu edhe për inteligjencën taktike. Tekniku katalanas është i bindur se uruguaiani mund të jetë një aset i paçmuar për të konkurruar në të gjitha frontet sezonin e ardhshëm.