Patrick Viera kandidat për t’u bërë trajner i klubit italian

- Bota Sot

Patrick Viera kandidat për t’u bërë trajner i klubit italian

Ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira, është kandidat për t’u bërë trajner i ri i Romës, ka bërë të ditur të premten mediumi “Sky” në Itali. 

Vieira aktualisht është trajner i Genoas, që zë vendin e 12-të në elitën e futbollit italian. 

Përveç Vieiras, në listë për trajner të Romës janë edhe Stefano Pioli, Maurizio Sarri dhe Vincenzo Montella. 

Në fund të edicionit, Claudio Ranieri do të largohet nga posti i trajnerit dhe do ta marrë një rol tjetër drejtues në klub. 

Vieira u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2016, ndërsa si trajner ka punuar në ligën MLS te Neë York City, te Nice e Strasbourgu në kampionatin francez dhe Crystal Palace në Premier League. 

Te Genoa është prej vitit të kaluar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot