![]()
Drama e vërtetë u zhvillua në dy çerekët e fundit ku nuk mungoi rivaliteti për asnjë sekondë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi me Bashkimin që fitoi 82:86.
![]()
Më e dalluara te Peja 03 ishte Calveion Landrum me 15 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa për Bashkimin u veçua Brooque Williams me 26 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime.
![]()
Finalja e tretë zhvillohet këtë të marten në Prizren, në palestrën “Sezai Surroi”, nga ora 19:00.
![]()
Skuadra që arrin 3 fitore shpallet kampione e Superliga Femrat.