Egnatia do të udhëtojë në Tiranë për të sfiduar Partizanin, duel ky i vlefshëm për javën e 34-të të Superiores.
Përballje që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 15:30.
Rrogozhinasit kërkojnë fitoren për të blinduar vendin e parë në klasifikim, ndërsa “demat” synojnë që të blindojnë vendin e 4-të në Final – Four.
Për kampionët aktualë nuk do të jetë aspak e lehtë përballë të kuqve, pasi do të kenë edhe disa mungesa të rëndësishme.
Kështu Edlir Tetova nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Renato Malotës, Arbenit Xhemajlit dhe Edison Ndrecës.
Futbollistë titullarë, mungesa e të cilëve bën me “dhimbje koke” timonierin e rrogozhinasve, i cili duhet të luajë me plani B ndaj kryeqytetasve.
Formacioni i mundshëm:
Egnatia: Dajsinani, Alijev, Dylis, Aleksi, Fangaj, Ujka, Fernando, Zejnullai, Lushkja, Kaasa, Bakayoko. Trajner: Edlir Tetova.