Yll i Manchester Cityt, Bernardo Silva po mendon seriozisht një rikthim në ish-klubin e tij në merkaton e ardhshme të verës.
Sipas mediumit portugez “A Bola”, portugezi po mendon seriozisht rikthimin e tij te Benfica pas përfundimit të këtij sezoni.
Silva, ndonëse ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2026, ku fiton rreth 300 mijë paund në javë, ai u shpreh i gatshëm të marrë ulje page që të rikthehet te ish-skuadra e tij.
Portugezi, ju kishte bashkuar Manchester Cityt në vitin 2017 nga Monaco dhe ka arritur të shndërrohet në një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Ai ka bërë rreth 396 paraqitje dhe ka shënuar 69 gola dhe 71 asistime, ku ka arritur të fitojë tituj të rëndësishëm mes tyre edhe “Tripletën” në vitin 2023..