Marotta lartëson Botërorin e ri të Klubeve

- Bota Sot

Marotta lartëson Botërorin e ri të Klubeve

Turi i trofeut të Botërorit për Klube 2025 ndali në Milano, fillimisht në sheshin “Duomo” dhe më pas në “San Siro”. Giuseppe Marotta theksoi krenarinë e Interit për mundësinë e të marrurit pjesë në këtë kompeticion të ri ndërkombëtar për klubet, organizuar nag FIFA:

“Një turne unik në llojin e tij. Klubi ynë, që i përfshin të gjithë, ata që janë në fushë dhe ata që qëndrojnë jashtë saj, ka bërë një përpjekje të madhe për këtë. Jemi shumë të motivuar për të bërë paraqitje sa më të mira”.

Presidenti i Interit shpjegoi përgatitjet e skuadrës për kompeticionin që nis në mesin e qershorit:

“Botërori për Klubet zhvillohet mes një sezoni që po mbyllet dhe një tjetri që po nis, ndaj nuk ka të dhëna të mëparshme si mund ta përgatitësh. Do të jetë e rëndësishme të arrijmë në kushte të shkëlqyera atje.

Jemi protagonistë në të gjitha kompeticionet e këtij edicioni, çka do të thotë shpenzim i lartë energjish psikofizike”.

Ambiciet e Interit, gjithsesi, mbeten të larta: “Ky kompeticion i ri është kulmi i futbollit botëror për klube, ndaj kemi vullnetin për ta fituar. Jemi shumë krenarë që marrim pjesë në të. Angazhimi ynë është për të dhënë maksimumin, me shpresën për të arritur sa më larg”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot