Partizani dhe Egnatia do të përballen në orën 15:30 për javën e 34-t të Superiores.
Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve, teksa kampionët mbajnë vendin e parë dhe kryeqytetasit atë të katërt.
“Demat” rrezikojnë të dalin nga Final Four, pasi Elbasani ndjek me vetëm 1 pikë më pak.
Trajnerët Gega dhe Tetova kanë ndarë mendjen për titullarët. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.
Bie në sy se Gega ka disa ndryshime nga derbi ku ndër të tjera është rikthimi i Qirkos në portë.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Domgjoni, Preka, Bytyçi, Ismaili, Mehmeti, Kote, Keko, Eleke, Zeka
Trajner: Skënder Gega
Egnatia: Dajsinani, Dylys, Alijev, Fangaj, Fernando, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Kasa, Bakajoko, Lushkja
Trajner: Edlir Tetova.