Qose i mjafton Elbasanit përballë Bylisit

- Bota Sot

Qose i mjafton Elbasanit përballë Bylisit

Qose i mjafton Elbasanit përballë Bylisit, vazhdon ndjekja e vendit në “Final Four”!

Elbasanit i ka mjaftuar goli i Kristi Qoses në ndeshjen ndaj Bylisit, për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar ndjekjen e zonës së “Final Four”.

Verdheblutë kanë kërkuar me ngulm fitoren në këtë sfidë dhe ia kanë arritur atë edhe pse miqtë u munduan t’i rezistonin dhe të krijonin raste para Totoshit.

Gjithsesi, edhe ky rezultat ishte mëse i mjaftueshëm për ekipin e Elbasanit që mbetet në ndjekje të Partizanit të vendit të katërt.

Ndërkaq, Bylisi sheh përsëri veten në zonën e rrezikut në renditje, duke qenë në diskutim deri në javën e fundit për mbijetesën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot