Bylis është mposhtur në transfertë në ndeshjen përballë Elbasanit, të vlefshme për javën e 34-të të Superiores.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i ballshiotëve, Gentian Mezani.
“Nuk mund të them peng, por keqardhje.
Kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë. Pas pësimit të golit kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Kishim të gjitha mundësitë të barazonim nëse do të ishim më të qetë përpara portës. Ishim në disavantazh 1-0 dhe çunat doni që të shënonin me doemos.
Gjithë pjesa e dytë ka qenë në gjysmëfushën e Elbasanit, por nuk mjaftoi.
Në fushë kam hedhur të gjithë sulmuesit që kisha. Shpresoja te lufta në ajër, pasi ishim të fortë. Shpresonim edhe në lojën në tokë dhe shpresoja që do të shënonim pasi kundërshtari ishte në vështirëi.
Diferenca bëhet në raste të pakta, ashtu siç e pati kudnërshtari dhe na shënoi. Një neglizhencë e jona. Kemi lojtarë shumë të mirë para, por nuk ja kemi arritur të shënojmë më shumë gola sepse kampionati është shumë më i fortë.
Ndeshjet kanë qenë të luftuara dhe të rrezikshme. Duke qenë në këto pozita ku jemi, normalisht presioni është i madh, jo më sot që kanë mbetur edhe dy ndeshje. Unë mendoj se kemi pasur gjithë eksperiencën e duhur për t’i zgjidhur më mirë gjërat, por ky është futbolli”, tha Mezani.