Struga Trim Lum ndeshet në Shkup me Rabotniçkin

- Bota Sot

Struga Trim Lum ndeshet në Shkup me Rabotniçkin

Pas fitores së madhe në mesjavë ndaj Shkëndijës në kuadër të Kupës, Struga Trim Lum sot ndeshet me Rabotniçkin në Shkup…

"Stefan Jevtoski ka folur për takimin e rëndësishëm të javës së 27-të kundër Rabotniçkit, një ndër rivalët kryesor për pozitat që sigurojnë Europën.

Jevtoski, i cili në të kaluarën ka luajtur për këtë skuadër, thotë se ata kanë një skuadër shumë cilësore dhe se një gjë të tillë dëshmuan këtë edicion, duke figuruar lartë në tabelë, megjithatë Struga Trim Lum është skuadër shumë më e fuqishme dhe se një gjë të tillë do të dëshmojë edhe në fushën e blertë", shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme deri në fund të sezonit.

Premtojmë se do të luftojmë për çdo pikë, që do të mund të na dërgonte në Europë. Rabotniçki dëshmoi se ka kualitet këtë edicion dhe se po lufton për kreun, mirëpo unë mendoj se neve kemi skuadër shumë më cilësore dhe se një gjë të tillë do ta dëshmojmë edhe në fushën e blertë” – thotë Jevtoski.

“Besoj se do të arrijmë për të kapur ato vende që sigurojnë Europën.

Pozita në të cilën ndodhemi në tabelën e klasifikimit nuk është reale për ne, nuk pasqyron ekipin tonë. Japim maksimumin në çdo ndeshje dhe mendoj se deri në fund të sezonit do të dëshmojmë se sa realisht vlen kjo skuadër” – e thotë me plotë bindje, Stefan Jevtoski,.

Ai sot kundër Rabotniçkit pritet të zhvillojë ndeshjen e 25-të në kampionat, aty ku numëron edhe 2 gola dhe 4 asistime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot