Pas dy fitoreve radhazi në kampionatin maqedonas që nga rikthimi nga pauza ndërkombëtare, Shkëndija kërkon të dielën triumfin e tretë rresht për të ruajtur, apo edhe zgjeruar, epërsinë në krye të renditjes.
"Mesjavën që lamë pas, kuqezinjtë pësuan humbje 1:2 ndaj Strugës në gjysmëfinalen e parë të Kupës, por ajo sfidë për momentin mbetet në plan të dytë – fokusi kryesor është gara për titullin kampion.
Skuadra
Në aspektin kadrovik, skuadra është pothuajse e plotë, me përjashtim të Mevlan Adilit, i cili mbetet i pezulluar me tre ndeshje pas kartonit të kuq të marrë kundër Tikveshit.
Kundërshtari
Voska Sport vjen në këtë sfidë me pozitë të vështirë në renditje, por me një ekip që në letër ofron më shumë se sa tregon vendi i parafundit në tabelë.
Me 22 pikë pas 26 xhirove, çdo ndeshje është vendimtare për ta në luftën për mbijetesë. Pranverën e nisën mirë me dy fitore në tre ndeshjet e para, por më pas u futën në një seri negative, duke marrë vetëm një fitore dhe një barazim në pesë përballjet e fundit.
Ndeshja Shkëndija-Voska Sport do të transmetohet drejtpërdrejt sot në Shkëndija Channel me fillim nga ora 16:00", njofton KF Shkëndija.