Simeone nuk dorëzohet për titullin

- Bota Sot

Simeone nuk dorëzohet për titullin

Atletiko Madrid do të presë nesër Vajadolidin dhe trajneri Diego Simeone duket se nuk i ka humbur shpresat për titullin kampion. 

Në konferencën e zakonshme për shtyp, argjentinasi u shpreh se:“Ne, siç e dini, jemi plot entuziazëm dhe adrenalinë, duke shpresuar gjithmonë të luftojmë deri në fund të kampionatit.

Do të vazhdojmë, ndeshje pas ndeshje, të rrisim shpresat dhe energjinë tonë, që nga nesër skuadra të vazhdojë të garojë deri në fund të sezonit.

Nuk është aq e lehtë të stërvitesh çdo ditë. Personalisht, preferoj të luaj rregullisht, ne përshtatemi më mirë me atë që kërkon e tashmja dhe pjesa tjetër e sezonit”/.



Lexoni të gjitha në Bota Sot