Iliria shpallet kampione e Kategorisë së Dytë

- Bota Sot

Iliria shpallet kampione e Kategorisë së Dytë

Iliria dhe Luftëtari janë përballur sot me njëra-tjetrën në finalen e madhe se kush do të shpallej kampione e Kategorisë së Dytë. Skuadra e Fushë Krujës është shpallur kampione.

Ekipi i Ilirisë arriti të fitojë me rezultatin minimal në këtë finale me shifrat 1-0 në përballjen e zhvilluar në “Loni Papuçiu”.

Skuadrës së Fushë Krujës i mjaftoi vetëm një goll të shpallej kampione në Kategorinë e Dytë.

Rikujtojmë se Iliria u shpall kampione e Grupit A këtë sezon, ndërsa Luftëtari doli në vendin e parë të Grupit B.



Lexoni të gjitha në Bota Sot