Kosova e Dusseldorfit nuk është lider në Landesliga.
Djelmoshat kuqezi sot nuk e patën ditën e tyre duke pësuar humbje në udhëtim me rezultat 2:0 nga VfL Jüchen-Garzweile.
Përballja mes këtyre skuadrave ka qenë edhe derbi i edicionit në Landesliga.
Pas javës së 27-të në Landesliga VfL Jüchen-Garzweile kryeson me 61 pikë, ka një më shumë se Kosova.
FC Remscheid renditet në vend të tretë me 55 pikë.
Në javën e ardhshme Kosova do të ndeshet me DV Solingen dhe Juchen luan në konak të Holzheimer SG 1920.