Armando Broja do të mësojë pas pak javësh se ku do të jetë e ardhmja e tij,
Klubi I Evertonit ka marrë në huazim lojtarin nga Çelsi dhe para fundit të këtij edicioni duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me të.
Në marrëveshjen me londinezët ka një klauzolë sipas të cilës Broja mund të transferohet përfundimisht te Evertoni për një shifër prej 30 milionë paund.
Por portalet pranë klubit kanë bërë të ditur se paraqitjet e deritanishme të Brojës, nuk kanë bindur klubin që të shpenzojë një shifër të tillë. Ndaj do të mbyllë huazimin sapo të përfundojë sezoni.
Sipas “Toffeeweb”, shqetësimi kryesor për klubin është edhe historia e gjatë e Brojës me dëmtimet në sezonet e fundit, që ka kufizuar minutazhin e tij në fushë.
Ndaj parashikohet që në fund të sezonit Broja të kthehet te Çelsi, për të synuar një tjetër klub për të ardhmen e tij, pasi as te londinezët nuk bën pjesë në planet e klubit.