Me golat e Ademit, Tambës, Ibraimit dhe Jakupit Shkëndija e mundi me rezultat 4:0 Voska Sportin, duke vazhduar serinë pozitive në kampionatin maqedonas dhe për të shkuar një hap më afër titullit kampion.
Ndeshja e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut u dominua nga kuqezinjtë dhe trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me shfaqjen e ekipit.
Fitorja…
Jeton Beqiri: “Mendoj se ishte një ndeshje të cilën e dominuam, shënuam 4 gola dhe ndoshta pengu i vetëm i ndeshjes mund të jetë se humbëm shumë raste të pastërta sy më sy me portierin.
Megjithate kur rezultati është i lartë edhe koncentrimi në momente të veçanta është më i ulët. Por, në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.”
Latifi në formë, shënojnë Ademi, Tamba e Ibraimi…
Jeton Beqiri: “Sigurisht se është mirë për skuadrën që shënojnë apo asistojnë futbollistët që i përmendët.
Por gjithashtu të rëndësishme ishin rikthimi i Qakës, Shalës dhe Websterit që kishin lëndime më të lehta dhe tani janë 100% të gatshëm për skuadrën dhe sot dy nga ata (Shala e Qaka) morën edhe disa minuta.
E rëndësishme është ekipi të funksionojë dhe ne nga ndeshja në ndeshje të dukemi më të sigurtë dhe të qëndrojmë në vendin ku jemi për momentin.”.