Jeton Beqiri komenton fitoren me Voskën

- Bota Sot

Jeton Beqiri komenton fitoren me Voskën

Me golat e Ademit, Tambës, Ibraimit dhe Jakupit Shkëndija e mundi me rezultat 4:0 Voska Sportin, duke vazhduar serinë pozitive në kampionatin maqedonas dhe për të shkuar një hap më afër titullit kampion.

Ndeshja e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut u dominua nga kuqezinjtë dhe trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me shfaqjen e ekipit. 

Fitorja…

Jeton Beqiri: “Mendoj se ishte një ndeshje të cilën e dominuam, shënuam 4 gola dhe ndoshta pengu i vetëm i ndeshjes mund të jetë se humbëm shumë raste të pastërta sy më sy me portierin.

Megjithate kur rezultati është i lartë edhe koncentrimi në momente të veçanta është më i ulët. Por, në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.”

Latifi në formë, shënojnë Ademi, Tamba e Ibraimi…

Jeton Beqiri: “Sigurisht se është mirë për skuadrën që shënojnë apo asistojnë futbollistët që i përmendët.

Por gjithashtu të rëndësishme ishin rikthimi i Qakës, Shalës dhe Websterit që kishin lëndime më të lehta dhe tani janë 100% të gatshëm për skuadrën dhe sot dy nga ata (Shala e Qaka) morën edhe disa minuta.

E rëndësishme është ekipi të funksionojë dhe ne nga ndeshja në ndeshje të dukemi më të sigurtë dhe të qëndrojmë në vendin ku jemi për momentin.”.



Read it all at Bota Sot