Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për dy muaj të tjerë, pas një vendimi të marrë më 11 prill 2025.
Vendimet, të cilat janë të ndara për secilin, janë nënshkruar nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, dhe përcaktojnë se nuk ka informacione të mjaftueshme që të sugjerojnë mundësinë e arratisjes së Thaçit dhe Veselit nëse lirohen.
Megjithatë, trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku që ata të mund të pengojnë zhvillimin e procedurave gjyqësore të DhSK-së, sidomos ndaj dëshmitarëve dhe individëve që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së.
Në lidhje me këtë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka theksuar se këto rreziqe mund të menaxhohen vetëm në kushte paraburgimi.