Yjet e Bayernit të bindur se mund ta përmbysin Interin

- Bota Sot

Yjet e Bayernit të bindur se mund ta përmbysin Interin

Bayern Munich dhe Harry Kane shkojnë te Interi të mërkurën, duke kërkuar një fitore për të arritur në gjysmëfinale dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën e tyre për të luajtur në një finale të Ligës së Kampionëve në shtëpi.

Fitorja 2-1 e Interit në Mynih i vendos italianët në pozitë më komode për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë në tre vjet, shkruan KosovaPress.

Sulmuesi i Bayernit Harry Kane ka thënë se skuadra e tij ka shanse të mira për të rikthyer rezultatin në ndeshjen e dytë.

“Ne nuk e patëm atë në dy ndeshjet e fundit, kështu që shpresojmë se mund ta kthejmë atë të mërkurën”, theksoi Kane të shtunën pas ndeshjes derbi me Borussia Dortmundin.

Joshua Kimmich, i thirrur shpesh për të udhëhequr skuadrën në mungesë të Neuer, tha "nëse jemi pak më efikas, loja mund të shkojë në të mirën tonë. Nuk është se ne kemi nevojë për një mrekulli. Ne vetëm duhet të fitojmë ndeshjen", thai ai.

Për të arritur në gjysmëfinale, Bayernit do ti duhet një fitore me dy gola, ose një fitore me një gol për t’i siguruar vazhdimet.



Lexoni të gjitha në Bota Sot