Florian Përgjoni gati të “braktisë anijen” për kampionët

- Bota Sot

Florian Përgjoni gati të “braktisë anijen” për kampionët

Tashmë jemi vetëm 2 javë nga fundi i Superiores, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë edhe zërat e parë në lidhje me merkaton.

Kështu sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Florjan Përgjoni do të jetë një nbga futbollistët që pritet të ndryshojë ekip gjatë verës.

Kapiteni i Tiranës me shumë gjasa do të ndajë rrugët me bardheblutë në fund të sezonit, teksa thuhet se do të kalojë te Egnatia. Kampionët aktualë kanë filluar punën që tani për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri dhe mbrojtësi i krahut të majtë duket një nga të përzgjedhurit e drejtuesve.

Kujtojmë se kontrata 27-vjeçarit i përfundon në fund të këtij sezoni dhe tahmë mbetet mes palëve për të vendosur se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës, me Egnatia që qëndron pas “dere” për të përfituar nga situata. Nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë kapiteni do të largohej nga kryeqyteti pas 4 vitesh si bardheblu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot