Objektivat kryesorë janë Tonali dhe Osimhen

- Bota Sot

Objektivat kryesorë janë Tonali dhe Osimhen

Te Juventus ndjesia është se Igor Tudor po fiton në fushë besimin për të vazhduar në stolin e bardhezinjve edhe sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit bardhezi, me në krye drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli, kanë nisur tashmë diskutimet me trajnerin kroat për përforcimet e verës, me synimin për të rritur nivelin e skuadrës dhe jo për të nisur një tjetër revolucion si një vit më parë.

Fokusi kryesor do të jetë mesfusha. Emri më i bujshëm që ka dalë në skenë është ai i Sandro Tonalit, mesfushorit italian që aktualisht luan për Newcastle. Për ta afruar, Juventusit do t’i duhet të sistemojë më parë Douglas Luiz, i cili ka pasur një sezon shumë zhgënjyes edhe për shkak të dëmtimeve. Çmimi i kartonit të Tonalit mendohet të jetë rreth 40-50 milionë euro.

Sulmi, ndërkohë, pritet të jetë sektori me më shumë lëvizje.

E ardhmja e Dushan Vlahoviq duket larg Torinos, me sulmuesin serb që mund të shitet ose të përdoret si pjesë shkëmbimi në ndonjë marrëveshje të rëndësishme. Edhe qëndrimi i Kolo Muanit nuk është i sigurt, pavarësisht sinjaleve pozitive në fillim të aventurës së tij bardhezi.

Për këtë arsye, janë të mundshme deri në dy afrime të reja në repartin ofensiv. Emri i madh në listë është Victor Osimhen, por konkurrenca është e fortë, veçanërisht nga Galatasaray që kërkon ta mbajë nigerianin. Gjithashtu pëlqehen shumë edhe Ademola Lookman i Atalantës dhe Rasmus Hojlund i Manchester United.



Lexoni të gjitha në Bota Sot