Ministri italian i Sportit dhe Rinisë: Kush është përfshirë në çështjen e basteve duhet larguar nga kombëtarja

- Bota Sot

Ministri italian i Sportit dhe Rinisë: Kush është përfshirë në çështjen e basteve duhet larguar nga kombëtarja

“Fanella e kaltër duhet të jetë pasqyrimi i vlerave teknike, por edhe i vlerave morale.

Ajo fanellë nuk duhet të jetë vetëm për ata, të cilët janë gati të japin gjithçka për të fituar një ndeshje apo një kompeticion”.

Ministri italian i Sportit dhe Rinisë, Andrea Abodi, në një prononcim për “il Messaggero” ka hedhur idenë e largimit nga Kombëtarja katër herë kampione e botës e lojtarëve, të cilët janë të përfshirë në çështjen e basteve jo të ligjshme.

“Ky arsyetim duhet bërë mirë pasi nuk mjafton të mbyllësh jëtë histori vetëm duke pranuar gabimin. Këta djem duhet ta njohin jetën më mirë”, tha ministri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot