Mkhitaryan: Ajo që ka bërë Inzaghi për këtë skuadër është shumë e rëndësishme

- Bota Sot

Mkhitaryan: Ajo që ka bërë Inzaghi për këtë skuadër është shumë e rëndësishme

Henrikh Mkhitaryan, mesfushori i Interit, ishte lojtari i zgjedhur nga klubi zikaltër për të shoqëruar Simone Inzaghin në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Champions League ndaj Bayern Munich.

Në këtë grup ndjehet një atmosferë e jashtëzakonshme. A e keni vetëdijen dhe motivimin që jeni një hap larg diçkaje të jashtëzakonshme?

Është një mundësi e madhe, por duhet të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës.

Do të jetë e vështirë, kundër një skuadre shumë të fortë.

Klubi ynë e ka ndërtuar këtë skuadër prej katër vitesh, unë jam këtu prej tri vitesh. Ajo që ka bërë Inzaghi është shumë e rëndësishme për klubin. Ne duam ta ndihmojmë atë, duke ndjekur objektivat.

Të mërkurën do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe shkuar sa më larg që të jetë e mundur. Në fund do të shohim nëse do ta arrijmë finalen apo jo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot