Kategoria e Parë ditën e dielë do të luajë ndeshjet e fundit të këtij sezoni. Ekipet do të luftojnë ems tyre për 3 pikët e fundit për të arritur objektivat. Kështu një nga sfidat më të luftuara dhe që premton të jetë spektakël është derbi i Myzeqesë.
Apolonia dhe Lushnja do të sfidohen mes tyre ditën e dielë në orën 15:00. Një duel i cili vendos shumë për objektivat e skuadrave. Aktualisht vetëm 1 pikë i ndaj në klasifikim, me fierakët që ndodhen në vendin e 6-të, pozicion që të siguron “Play-Off”.
Duke qenë se diferenca është vetëm 1 pikë, kjo bën që edhe lushnjarët të hyjnë në fushë vetëm për fitoren për të siguruar vendin e 6-të dhe për të tentuar nga “Play-Off” ngjitjen në Superiore.
Një 90-të minutësh mjaft delikat që do të vendosë gjithë sezonin e skuadrave. Në “Loni Papiçiu” do të vendoset edhe skuadra e fundit që do të sigurojë “Play-Off”.