Chelsea nxjerr në shitje 17 lojtarë

- Bota Sot

Chelsea nxjerr në shitje 17 lojtarë

Chelsea nuk ia doli me merkaton. Edhe pse në vitet e fundit është përfolur se skema e ndjekur nga klubi anglez duke blerë shumë yje me kontrata afatgjata do të funksionojë, nuk rezultoi kështu.

Në Londër janë penduar. Drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të shesin 15 deri në 17 lojtarë në merkaton e verës. Objektivi është që të fitojnë rreth 500 mln euro.

Ndër emrat që do të dalin në shitje janë Reece James, Wesley Fofana, Noni Madueke, Mykhailo Mudryk dhe Christopher Nkunku. Kush e priste këtë? Me siguri, askush.

Për Reece James ka patur interes Real Madrid që në 2023, por tani, me Alexander-Arnold, Los Blancos vështirë se do t’i rikthehen kësaj piste. Me shumë mundësi, anglezi do të transferohet te City.

Për Nkunku shfaqi interes Bayern në merkaton e janarit, por lëvizja nuk u krye. Ndoshta mund të ndodhë këtë verë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot