Atlanta, gati për Botërorin e Klubeve

- Bota Sot

Atlanta, gati për Botërorin e Klubeve

Atlanta përgatitet për disa aktivitete të mëdha futbolli të organizuara nga FIFA. Kryebashkiaku Andre Dickens zbuloi planet për të siguruar që bizneset dhe banorët vendas të përfitojnë përmes disa iniciativave. Ndërsa presidenti i FIFA-s, Infantino u shpreh i kënaqur për gjendjen e stadiumit Mercedes Benz të Atlantës ku do të luhen 6 ndeshje të botërorit të klubeve.

Atlanta do të jetë protagoniste në skenën botërore për aktivitetet që do të organizojë FIFA në vijim, Botërori i klubeve në 2025 dhe Botërori FIFA 2026. Sipas kryetarit të bashkisë së Atlantës, Andre Dickens, këto dy veprimtari mund të sjellin të ardhura deri në 1 miliard dollarë.

“Nëse i bëjmë siç duhet punët dhe organizimin, këto veprimtari mund të jetë mbi 1 miliard dollarë të ardhura pasi ne do të përpiqemi që këto kompani, biznese dhe njerëz të qëndrojnë më gjatë këtu se vetëm një ose dy ndeshje”.

NJë ditë më parë, kryebashkiakut Dickens iu bashkua Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në vizitën e stadiumit Mercedes-Benz, që do të presë zyrtarisht gjashtë ndeshje të Kupës së Botës për klube, FIFA 2025, këtë verë dhe tetë në Botërorin, FIFA 2026. “Të dyja Kupat e Botës do të kenë një ndikim ekonomik prej gati 50 miliardë dollarësh dhe gati 300,000 vende pune. Ky stadium është absolutisht i jashtëzakonshëm, i veçantë, unik.

Këtu mund të luash futboll në mënyrë të shkëlqyer. Ndeshjet e Kupës në botës për klube do t’u japin juve shumë përvojë, për të mirëpritur më pas Botërorin e Futbollit për vitin e ardhshëm. Do të ketë mijëra tifozë që do të vijnë në Atlanta dhe kjo do të jetë e veçantë për qytetin.

Por kjo do të jetë pozitive edhe për botërorin e vajzave që do të vijë në 2031, në këtë pjesë të botës”. FIFA ka premtuar 1 milion dollarë për çdo qytet pritës për të mbështetur programet e zhvillimit të të rinjve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot