Real Madrid nuk ka më durim!

- Bota Sot

Real Madrid nuk ka më durim!

Real Madrid nuk ka më nevojë për ndërhyrje në sulm, por në mbrojtje.

I gjithë reparti defensiv i Los Blancos duhet të ndryshojë dhe Florentino Perez po merr masat për këtë.

Pas Alexander-Arnold në krahun e djathtë, radhën e ka krahu i majtë i mbrojtjes. Anësori Alphonso Davies ishte prioritet i madrilenëve, por në fund ai rinovoi me Bayern dhe kjo i la një shije të hidhur Perezit.

Los Blancos tani po ndjekin një tjetër mbrojtës të majtë. Bëhet fjalë për Nuno Mendes, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me PSG.

Perez ka kontakte të rregullta dhe miqësi të hershme me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes. Parisienët do të kërkonin 70 mln euro për shërbimet e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot