Përqafoi kancelarin Olaf Scholz – tani duhet të paguajë një gjobë prej 4500 eurosh

- Bota Sot

Përqafoi kancelarin Olaf Scholz – tani duhet të paguajë një gjobë prej 4500 eurosh

Gjykata gjermane dënoi një burrë, sepse në vitin 2023 u përfshi në eskortën e atëhershme të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe e përqafoi atë ndërsa ai po përgatitej të hipte në aeroplan në Frankfurt.

Burri 50-vjeçar u dënua me një gjobë prej 4500 eurosh dhe me ndalim drejtimi për dy vjet e gjysmë për shkak të rrezikimit të trafikut rrugor, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Emri i burrit nuk është publikuar, pasi kjo bie ndesh me rregullat gjermane të privatësisë, shkruan dw.

Përqafimi ishte arsyeja për një hetim nga shërbimi i sigurisë së Scholzit pasi u lëndua kancelari gjerman.

Përqafimi ndodhi gjatë kthimit të Scholzit në Berlin pas festimit të 25-vjetorit të Bankës Qendrore Evropiane.

Zyra e kancelarit në largim tha se ai “nuk është ndjerë i kërcënuar në asnjë moment”.

I pandehuri ishte nën ndikimin e drogës dhe është vetëm pjesërisht përgjegjës. Ai ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot