Inzaghi paralajmëron lojtarët

- Bota Sot

Inzaghi paralajmëron lojtarët

Interi do të përballet me Bayern Munich në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League, me synimin për të ruajtur avantazhin 2-1 të arritur në sfidën e parë në Mynih.

Skuadra zikaltër është një hap larg rikthimit në gjysmëfinalet e kompeticionit më të madh europian për klube, për herë të parë që nga viti 2023.

Trajneri Simone Inzaghi është optimist, por gjithashtu i kujdesshëm për përballjen ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

“Nuk ka tension, por më shumë krenari për atë që po bëjmë këtë sezon. Në ndeshjen e parë kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe duam ta përsërisim atë edhe në ‘San Siro’, megjithatë e dimë që do të jetë edhe më e vështirë.

Bayern nuk ka vetëm anësorët të fortë, por të gjithë ekipin. Kanë një trajner, të cilin e kam respektuar shumë edhe si lojtar, ndërsa në një kohë të shkurtër i ka dhënë skuadrës parimet e tij të lojës. Duhet të luajmë mirë teknikisht, për ta mbajtur sa më shumë topin.

Ndeshja e parë u interpretua shumë mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk ishte një finale, por pjesa e parë e një sfide të dyfishtë,” deklaroi ai në konferencën për shtyp.



Lexoni të gjitha në Bota Sot