Serhou Guirassy merr kreun e renditjes dhe hyn në histori ndaj Barcelonës

- Bota Sot

Serhou Guirassy merr kreun e renditjes dhe hyn në histori ndaj Barcelonës

Serhou Guirassy është bërë protagonisti absolut i këtij sezoni në Ligën e Kampioneve me fanellën e Borusia Dortmund.

Sulmuesi 29-vjeçar senegalez u transferua në verë nga Shtutgarti për të pasur një rol kryesor në këtë skuadër dhe nuk ka zhgënjyer.

Me tre golat e shënuar sot ndaj Barcelonës, ai arriti kuotën e 13 rrjetave të tundura në këtë turne, të cilave i shtohen edhe 4 asiste.

Kësisoj, ai ka lënë mbrapa në garën për “Këpucën e Artë”  të turneut emra si Rapfinha (12 gola), Lewandowski (11), Kane (10) apo Haaland (8).

Përtej kësaj, ai hyri në librin e rekordeve për një arsye shumë të veçantë, duke u bërë lojtari i parë në historinë e turneut që përfundon i eliminuar pasi ka shënuar tregolësh në një ndeshje në fazën me eliminim direkt, siç i ndodhi pas suksesit 3-1 kundër katalanasve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot