Barcelona ka kaluar përsëri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe për Hansi Flick ka qenë një lehtësim i madh në fund të ndeshjes ndaj Borusia Dortmund ku skuadra e tij u mund me shifrat 3:1.
Ai pranoi se nuk kishte qenë një nga ditët më të mira të ekipit, por njëkohësisht theksoi se objektivi ishte arritur.
“Kem luajtur kundër një rivali shumë të mirë, atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe nuk ka qenë dita jonë me e mirë. Por në fund u kualifikuam, gjë që ishte edhe objektivi ynë.
Liga e Kampioneve është kompeticioni më i mirë në botë, është fantastike kur arrin mes katër ekipeve të fundit në garë.
Inter apo Bajern në gjysmëfinale? Nuk preferoj askënd, do të ulem të shoh ndeshjen”, tha tekniku i katalanasve pas sfidës.