Rashica pritet të largohet nga Beshiktashi

- Bota Sot

Rashica pritet të largohet nga Beshiktashi

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, pritet të largohet nga skuadra turke e Beshiktashit gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas mediave turke, trajneri i ri i ekipit, Ole Gunar Solskjaer, nuk e ka përfshirë 28-vjeçarin në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Stambolli po planifikon ndryshime të mëdha në skuadër në përpjekje për të ndërtuar një ekip konkurrues për edicionin e ri.

“Fundi ka ardhur për një nga yjet e ekipit”, shkruan gazeta “Akşam”, duke shtuar se përveç Rashicës, edhe sulmuesi Çiro Imobile pritet të largohet në fund të sezonit.

Rashica, i cili iu bashkua Beshiktashit në verën e vitit 2023, ka kontratë me klubin deri në vitin 2027. Në këtë sezon ai ka zhvilluar 36 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë nëntë asistime.



Lexoni të gjitha në Bota Sot