Negociatat do të intensifikohen me Taren si drejtor sportiv

- Bota Sot

Negociatat do të intensifikohen me Taren si drejtor sportiv

Milani është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e Samuele Riçit. Klubi kuqezi është përmendur prej muajsh si opsioni më serioz për mesfushorin e Torinos, teksa tani interesimi është duke u rritur gjithnjë e më shumë.

Që në janar, Milani kishte tentuar të hapte bisedimet për të, por pa sukses. Torino e mbylli derën menjëherë, duke mos pranuar ta shesë lojtarin në mes të sezonit. U ra dakord që gjithçka të shtyhej për pranverë/verë.

Me Igli Taren gjithnjë e më pranë emërimit si drejtor sportiv i ri i Milanit, disa efekte domino mund të ndodhin gjatë rrugës, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i ardhshëm. Geoffrey Moncada, që pritet të jetë krahu i djathtë i Tares, e ndjek Riccin prej muajsh dhe kjo është një zgjedhje mbi të gjitha e klubit, jo e varur nga preferencat e trajnerit.

Milani kërkon prej kohësh një “regjisor” loje, gjithashtu synon të rrisë numrin e lojtarëve italianë në skuadër. Kjo për çështje të listës së UEFA-s dhe jo vetëm. Megjithatë, presidenti i Torinos, Urbano Cairo, e vlerëson Riccin mes 35 dhe 40 milionë euro, nuk pranon të negociojë për më pak.

Kjo do të thotë se do të ketë negociata të gjata e të vështira, duke marrë parasysh se burime pranë Milanit flasin për një vlerësim ekonomik më të ulët. Mbetet për t’u parë gjithashtu se cilat dhe sa klube të tjera do të tentojnë të hyjnë në garë për mesfushorin italian, thekson “Tuttosport”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot