Një rast interesant

- Bota Sot

Një rast interesant

Lojtarët e Ukrainës në futsall kanë dashur që para ndeshjes kualifikuese për Evropian të nderojnë me një minutë heshtje viktimat e agresionit rus.

Por UEFA nuk ka lejuar që të ketë një minutë heshtje para ndeshjes me Rumaninë, të zhvilluar të martën mbrëma në Koszalin të Polonisë.

Lojtarët e Ukrainës megjithatë realizuan synimin.

Në marrëveshje me lojtarët e Rumanisë, u ndalën në fushë menjëherë pasi nisi ndeshja.

Mbajtën një minutë heshtje dhe më pas nisën ndeshjen.  Ky veprim është pëlqyer shumë në Ukrainë.

Ukraina e fitoi 3:1 ndeshjen. E fitoi grupin ku ishin edhe Gjermania e Qiproja dhe u kualifikua në Evropian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot