Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i prezantoi emrat, ndërsa ata u votuan unanimisht, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
“Tani pas kompletimit të procesit, listën prej katër emrave për anëtarë të bordit të drejtorëve në ndërmarrjen publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A”, Prizren, e prezantoj në këtë përbërje: Ylber Elshani, kryesues; Agim Muçaj, anëtar; Selvete Gjikolli, anëtare; Sylejman Gashi, anëtar”, tha ai.