I pandehuri Y.M., që nga muaji dhjetor 2024, e në vazhdimësi, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit S.SH., në atë mënyrë që i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare, nga i pandehuri merr të holla me kamatë prej 10%. Pasi që viktima nuk arrin t’ia kthejë të pandehurit me kohë të hollat për muajin vijues, përveç kamatës, i pandehuri kërkon edhe shumën shtesë për çdo vonesë, derisa kamatat vazhdojnë të rriten në vazhdimësi, dhe bëhen të papërballueshme për viktimën.
Kontrolli është realizuar në rajonin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, i pandehuri është arrestuar në flagrancë, me të hollat e pranuara nga viktima.
Gjatë këtij aksioni, është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, me ç’rast prokurori i shtetit, ka sekuestruar:
Pesë (5) kavanoza qelqi dhe tri (3) qese plastike me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 1 Kg e 57 gram;
Një (1) peshore elektronike;
Dy (2) “grinderë”;
Dy (2) telefona mobilë;
Një (1) pistoletë P22Walther, kalibër 9mm me një (1) karikator të zbrazur;
Një (1) pistoletë ROHM RG96, kalibër 9mm;
Një (1) karikator me 9 fishekë;
Një (1) armë automatike e llojit të panjohur;
Tëdhjetë e një (81) fishekë të kalibrit të panjohur;
Një (1) Automjet “Opel Astra”.
I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtin Departamenti i krimeve të rënda do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin