Bayerni ngulmon për Yldiz

- Bota Sot

Bayerni ngulmon për Yldiz

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Bayern Munih po mendon sërish për Kenan Yildiz, talentin turk të lindur në Ratisbonë, shumë i lidhur me komunitetin turk në Gjermani.

Klubi bavarez ka kohë që ndjek me interes zhvillimin e numrit 10 të Juventusit dhe sipas burimeve, ka pasur kontakte të fshehta, edhe pse pa hapa konkretë apo tentime për ta bindur lojtarin të largohet.

Qëllimi i Bayern është që të marrë dy talente që kanë shkëlqyer me Juventusin, Yldiz dhe Huijsen. Mbrojtësi holandez, tashmë pjesë e Bournemouth, u shit nga Juventus verën e kaluar për 15.2 milionë euro plus 3 milionë bonuse, me bardhezinjtë që ruajtën vetëm 10% të rivlerësimit të ardhshëm.

Bayern pritet të jetë në garë për Huijsen këtë verë, edhe pse lojtari – tashmë pjesë e kombëtares spanjolle – ëndërron të veshë fanellën e Real Madridit. Për të do të ketë një ankand veror, ndërsa për Yildiz, Juventusi duket se nuk dëshiron ta largojë, madje po përgatit rinovimin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot