Igli Tare shumë shpejt pritet të marrë postin e drejtorit sportiv te Milan.
Një aventurë e re për shqiptarin, i cili ka nisur të bëjë edhe “lëvizjet” e para.
Kështu një nga të “piketuarit” e tij është Edon Zhegrova.
Talenti i kombëtares së Kosovës është folur vazhdimisht për një interesim nga skuadra e Milan, por me zyrtarizimin e mundshëm të Tares te kuqezinjtë mund të realizohet ky operacion, i cili mund t’u kushtojë arkave të Milanit plot 20 milionë euro.
26 vjeçari ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit 2026 dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendosin francezët. Aktualisht Zhegrova është i dëmtuar dhe po vazhdon rikuperimin.